
24/02 20:22
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka njoftuar se ka fituar betejën e tij me COVID-19, duke dalë negativ në testin e tij të katërt.
Bolsonaro më 7 korrik tha se kishte virusin dhe ditën e mërkurë, në testin e tretë të kryer, rezultoi pozitiv. Por ditën e sotme presidenti brazilian në një postim në facebook shkruan se është shëruar dhe ka dalë negativ ndaj COVID-19.
Bolsonaro postoi gjithashtu një foto të vetes me një kuti të ilaçit anti-malarie hidroksilklorine, megjithëse shkencërisht nuk është provuar ende se ky ilaç është efektiv ndaj koronavirusit
Top Channel