Një ish-modele e Playboy është arrestuar për drejtimin e një rrjeti femrash që furnizonte me drogë dhe prostituta një klientelë të rangut të lartë.

Modelja Flavia Tamayo u arrestua në Vitoria, Brazil, si e dyshuar për drejtimin e një organizate kriminale që furnizonte më kokainë, hashash dhe femra, klientë ‘VIP’ që paguanin nga 500 deri në 1000 real brazilianë (100 deri në 200 euro) për programin e seksit e drogave.

22-vjeçarja është shfaqur më parë në kopertinën e revistës Playboy në Portugali, por u arrestua teksa hynte në një hotel luksoz në Victoria.

Prokurori Rafael Correa tha: “Ajo kishte krijuar një paketë protitucioni e drogash, ose për konsum gjatë marrdhënies seksuale ose për më vonë”.

Fillimisht ajo kishte nisur të punonte vetëm si prostitutë që furnizonte me droga klientët e saj, por autoritetet zbuluan dhe një shërbim dërgesash droge në qytetin brazilian, ku Tamayo njihej gjithashtu si “Mbretëresha e Pluhurit”.

Hetuesi Ricardo Oliveira tha: “Ajo kishte një axhendë shumë të ngjeshur kriminale por nuk kishte ambjente të caktuara, udhëtonte në të gjithë Brazilin. Një ditë para arrestimit ajo kishte shkuar në Florianopolis në jug.”

Në videon e arrestimit ajo shihet që merret nga oficerët me veshje civile ndërsa më pas nis të luftojë me oficerët gjatë arrestimit në hyrje të hotelit.
“Ajo nisi të ulërasë e të rezistojë. Kishte disa njerëz të tjerë në recepsion por arritëm ta imobilizonim me ndihmën e një oficereje femër”, tha në autoritetet.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar origjinën e drogave që ajo besohet se ka shitur.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA