
24/02 13:42
Në Iran, 195 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.316 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 288.839, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 15.484.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 251.319 persona, ndërkohë që 3.070 pacientë janë në gjendje kritike.
Top Channel