Festa e Teto Ollgës/ Por këtë vit ka pak vizitorë për shkak të koronavirusit

25/07/2020 15:48

Tushemishti fshati që ka jetësuar aktoren Violeta Manushi me personazhin e njohur të Teto Ollgës edhe këtë vit ka pritur festën që mban këtë emër dhe që promovon prodhimet artizanale dhe gatimet tradicionale të rajonit juglindor dhe më gjerë.

Si çdo vit në sheshin “teto Ollga” tendat për ekspozimin e punimeve të ndryshme, zahireve e gatimeve të veçanta nuk munguan, por këtë herë më pak vizitorë u drejtuan tek to. Pandemia jo vetëm ka ulur ndjeshëm numrin e turistëve por ka ndikuar edhe te tregtimi i këtyre prodhimeve.

Vlera të traditës nga krahina të ndryshme të krijuara në shekuj dhe që ruhen e nxiten edhe sot nga gratë e pasionuara në këtë drejtim u bënë pjesë e kësaj feste që prej disa vitesh është kthyer në simbolikë për Tushemishtin e që synon të tërheqë vëmendjen e turistëve e vizitorëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA