Përmirësimi infrastrukturës dhe investimi n[ futboll gjithmonë e më shumë po shkon drejt stadiumeve të rinj dhe modern të cilët krijojnë kushte e lehtësira për tifozët e si rrjedhojë më shumë të ardhura për klubet.
Pas një sërë impiantesh modern të qyteteve të mëdha si Tirana me Air Albania, Elbasani me Elbasan Arena, Shkodra me Loro Boricin. Kukësi me Zeqir Ymerin krejtësisht të ri dhe Fieri që tashmë ka miratuar projektin, një tjetër kërkesë për stadium të ri vjen këtë herë nga kategoria e parë.
Klubi Egnatia në prag të ndryshimit të pronësisë ka paraqitur një projekt ide fillestare për ndërtimin e një impianti të ri aty ku sot ndodhet stadiumi ekzistues “Hasan Zyla”, Kjo ide dhe dëshirë e presidencës së re është paraqitur pranë kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës pritje të një miratimi dhe më pas bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Qeverinë. Për momentin kjo mbetet një dëshirë e cila kërkon disa hapa deri në finalizimin e saj për t’i dhën edhe këtij qyteti një stadium t[ ri modern.
Pritet që shumë shpejt i gjithë projekti të detajohet dhe të kalojë më pas në këshillin bashkiak për t’u miratuar e gjetur një formë bashkëfinancimi duke qenë se impiantet sportive në vend janë pronë e pushtetit lokal në shumicën e rasteve.
Top Channel