Durrës – Dy persona janë proceduar penalisht për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një prej të vënëve nën hetim është M. D., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi i kishte pushtuar truallin shtetasit A. I.
Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasin I. H., 60 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi u konstatua se kishte hedhur një sasi inertesh në tokën e shtetasit A. K., duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Policisë vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.
Procedohen penalisht 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasin I. H., 60 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi u konstatua se kishte hedhur një sasi inertesh në tokën e shtetasit A. K., duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasin M. D., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi i kishte pushtuar truallin shtetasit A. I.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel