Studimi/ Pandemia rrit varfërinë dhe problemet te familjet me ndihma sociale

24/07/2020 03:03

Pasojat e pandemisë po ndihen nga të gjithë, por disa po i ndjejnë më fort. Fjala është për fëmijë nga familje që jetojnë me ndihmë sociale. Sipas një studimi të Fondacionit Bertelsmann, një ndër pesë fëmijë në Gjermani, pra 21.3 përqind, jeton në varfëri.

Fjala është për 2.8 milion fëmijë dhe të rinj nën moshën 18 vjeç. Pothuajse një ndër shtatë fëmijë, ose 13.8 përqind janë të varur nga ndihma sociale. Pandemia e koronavirusit po i rëndon problemet. Siç tregon studimi prindërit e këtyre fëmijëve shpesh punojnë me orar të pjesshëm ose me pagesa minimale dhe gjatë krizës ato janë prekur veçanërisht nga humbjet e të ardhurave ose humbjet e vendeve të punës.

Përveç kësaj, gjatë periudhës së karantinës shumë oferta mbështetëse për veprimtari jashtë shtëpisë reshtën së ekzistuari, tha kryetari i fondacionit gjerman Bertelsmann, Jörg Dräger, thotë DW. Edhe mësimi në shtëpi është gjithashtu një problem i madh për fëmijët nga familje me të ardhura të pakëta. Shpesh ata nuk kanë pajisjet e nevojshme teknike.

Sipas studimit, 24 përqind e fëmijëve që jetojnë në familje që jetojnë nga ndihma sociale nuk kanë kompjuter apo internet. Po ashtu ata nuk kanë në shtëpi një dhomë ku mund të tërhiqen për të mësuar pa i shqetësuar pjesëtarët e tjerë të familjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA