UEFA ka zyrtarizuar datat për sezonin e ri të Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në rang klubesh, teksa gjithçka do të startojë më 20 gusht me raundin para-eliminator.
Vetëm një javë më vonë, më 27 gusht do të luhet turi i parë eliminator, ndërsa më 17 dhe 24 shtator do të luhen edhe raundi i dytë e i tretë eliminator dhe më 1 tetor do të jetë radha e ndeshjeve Play Off për fazën e grupe.
E veçanta e eliminatoreve të këtij viti është se ndryshe nga sezonet e kaluara ku është luajtur me sistem vajtje-ardhje, do të vendosen me vetëm një ndeshje në fushë asnjanëse, pasi koha është e limituar për shkak të çrregullimeve që solli pandemia.Faza e grupeve do të zhvillohet normalisht dhe do të startojë më 22 tetor, për t’u mbyllur më 10 dhjetor.
Më pas gjithçka do të vijojë si në sezonet e kaluara, me takimet që pritet të startojnë në shkurt, për turet me eliminim.20 gusht – raundi para-eliminator27 gusht – raundi i parë kualifikues 17 shtator – raundi i dytë kualifikues24 shtator – raundi i tretë kualifikues 1 tetor – Play Off22-29 tetor, 5-26 nëntor , 3-10 dhjetor – faza e grupeve
Top Channel