Federata e Gjuetarëve te Shqipërisë është kundër vendosjes se një tjetër moratorium 5 vjeçar të ndalimit të gjuetisë, siç ka deklaruar Ministri Klosi.
Përfaqësuesi i gjuetarëve te Lushnjes, Eduart Tashi tha se deri tani nuk ka asnjë studim se sa rezultat pati moratorium aktual.
Kryesia e federatës se gjuetarëve tha se do te ndiqen hapat ligjore për kundërshtimin e kësaj nisme duke mbledhur 20 mijë firma dhe do ti depozitojnë ne parlament.
Themi Perri, president i federatës së gjuetarëve te Shqipërisë: Ky vendim i Ministrit Klosi po i merr gjysmën e jetës se aktivitetit te gjuetarëve. Merret me gjarprinj me bretkosa dhe janë veshur sytë nga një gjueti kontrabandë që është bërë prej 7 vitesh ku vriten dhe kafshë te rralla si ariu, sorkadhja etj.Me tej Preri thekson se gjendja e faunës ne këto 7 vite është përkeqësuar dhe më keq. Neve jemi vërtet nje organizatë jo politike por neve këtej e tutje do te mbështesim atë forcë politike qe do te mbështesi kushte dhe dëshirat e gjuetarëve.
Për shoqatën e gjuetarëve në vend, gjendja e faunës është përkeqësuar edhe më shumë në këto 7 vitet e fundit.
Top Channel