Lazio fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Cagliarit dhe siguroi matematikisht vendin e katërt në Serinë A, por ende jo zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions League (e humbet nëse Napoli fiton Championsin dhe Roma Europa League-n). Bardhekaltrit prishën serinë e rezultateve negative në “Olimpico”, ku deri në fillim të pjesës së dytë u dha përshtypja se skuadra e drejturar nga Simone Inzgahi nuk do të kishte forca për të ndryshuar kurs në këtë fund sezoni.
Ishullorët e mbyllën pjesën e parë në epërsi të një goli, që u realizua nga Simeone në limitet e kohës së rregullt të këtij fraksioni. Bardhekaltrit reaguan sapo nisi pjesa e dytë me Milinkovic-Savic, i cili tundi rrjetëm me një goditje spektakolare fluturimthi nga jashtë zonës.
Golin e përmbysjes 2-1 e realizoi Ciro Immobile, i cili u asistua mjeshtërisht nga Luis Alberto dhe u tregua saktë përballë portierit.
Sulmuesi i Lazios (31) me këtë finalizim lë pas Cristiano Ronaldon në garën për “Këpucën e Artë” (30).
Top Channel