Fier- Një person ka rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për falsifikim dokumentesh. I arrestuari është E. B., 31 vjeç, banues në Lushnje. (Punonjës i një fondacioni financiar jobankar).
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
31-vjeçari, duke qenë oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin:
E. B., 31 vjeç, banues në Lushnje. (Punonjës i një fondacioni financiar jobankar).
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.
31-vjeçari, duke qën oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
Top Channel