Covid-19 mbyll maternitetin në Berat, dy infermiere rezultojnë pozitive! Infektohet edhe një kasap
24/07/2020 13:07
BERAT-Në qytetin e Beratit janë shënuar tre raste të reja me COVID-19. Mësohet se dy prej të infektuarave janë infermiere, ku njëra punon në Maternitet.
Për këtë arsye autoritetet kanë mbyllur godinën e shërbimit gjinekologjik. Gjithashtu ka filluar edhe dezinfektimi i ambienteve nga drejtoria e Higjienës. Infermieret e infektuara kishin shfaqur simptoma prej ditësh, por e kanë ndërprerë punën deri në kryerjen e tamponit. Epidemiologët ndërkohë kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve.
Ndërsa i infektuar i tretë është një kasap për të cilin nuk ka ende të dhëna.
Top Channel