Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në një status në Facebook ka publikuar një akt shitblerjeje, ku thotë se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka marrë nga banka 1.8 mln euro kredi me kolateral për pronat e krimit në Gërdec siç i quan ai.
“Sa herë që mbi dy djemtë e Sali Berishës, Zeni dhe Luli, dalin prova të rënda të korrupsionit, ata nuk përgjigjen, duke i bërë bisht përgjegjësisë publike. Zeni ia le babait t’i dalë në mbrojtje, ndërsa Luli ia kalon kunatit”, shkruan Balla.
Balla përveç fotos, paralajmëron se në ditët në vijim do ketë “një kallëzim të plotë për këtë skemë pastrimi parash korrupsioni”, ndërsa shton se Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK duhet të hetojnë çdo dosje korruptive.
Postimi
Sa herë që mbi dy djemtë e Sali Berishës, Zeni dhe Luli, dalin prova të rënda të korrupsionit, ata nuk përgjigjen, duke i bërë bisht përgjegjësisë publike. Zeni ia le babait t’i dalë në mbrojtje, ndërsa Luli ia kalon kunatit. Zeni nxorri sot Saliun të merrej me një Zyrë Poste në Librazhd, ku ndahet ndihma ekonomike për familjet në nevojë.
Çështja është e thjeshtë:
SHKËLZEN BERISHA KA MARRË NGA BANKA KREDI 1.8 MILIONË EURO ME KOLATERAL PRONAT E KRIMIT MAKABËR NË GËRDEC. SI U BË ZENI PRONAR I ATYRE PRONAVE MILIONËSHE?!
BASHKANGJITUR EDHE AKTI I SHIT-BLERJES.
Kush ëndërroi apo u zhgënjye se Berishët dhe Lulat ia hodhën pa u përballur me drejtësinë, e ka shumë gabim. Në ditët në vijim një kallzim i plotë për këtë skemë pastrimi parash korrupsioni.
Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK të hetojnë çdo dosje korruptive?
Top Channel