KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit, Flutura Skënderi.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës u përball të martën me probleme të pasurisë si dhe me dyshime për konflikt interesi në shqyrtimin e dy çështjeve gjatë seancës dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Nga hetimet rezultoi se gjyqtarja ka mospërputhje ne deklarimet e pasurisë dhe mosdeklarim e shpenzimeve për rregullimin e një apartamenti. Gjithashtu ka deklarime kontradiktore edhe për mënyrën e shlyerjes së një kredia prej 18 mijë eurosh në vitet 2004-2005 si dhe për një truall 3200 metra katror në Korçë.
Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Një vit më vonë ajo është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku edhe e ushtron aktualisht funksionin e gjyqtares.
Top Channel