Studiuesja kineze e kërkuar nga FBI arratiset në konsullatën e San Francisko-s/ Sherri SHBA-Kinë, thellohet!

23/07/2020 16:22

Një studiuese kineze e akuzuar se ka gënjyer FBI-në lidhur me angazhimin e saj ushtarak, ka gjetur strehim në konsullatën kineze të San Franciskos, duke i përshkallëzuar më tej tensionet mes Washington-it dhe Pekinit.

Ngërçi i krijuar në  San Francisko vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara urdhëruan mbylljen e konsullatës kineze në Houston me arsyetimin e përfshirjes në vjedhjen e “pronës intelektuale amerikane dhe të informacioneve private”.

Kina e quajti vendimin “të pashembullt” dhe një përshkallëzim “të egër” ndaj të cilit kërcënoi se do të hakmerret. Mediat shtetërore kineze nisën një sondazh që kishte për bazë pyetjen se cilat konsullata amerikane duhet të mbylleshin në krahun tjetër. Donald Trump nuk e përjashtoi mundësinë që të mbyllen dhe konsullata të tjera të Kinës në vend.

Studiuesja Juan Tang akuzohet se në aplikimin e saj për vizë ka shkruar se nuk kishte shërbyer kurrë në radhët e forcave të armatosura kineze, por gjatë një hetimi dolën në dritë foto të saj me uniform si dhe prova të mëtejshme se ka qenë studiuese në Universitetin Mjekësor të Forcave Ajrore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta