Presidenti i Bolivisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak protestat masive në vend prej më shumë se 50 ditësh
Teksa zjarre masive vazhdojnë të mësyjnë zona të gjera të Siberisë, ambientalistët thonë se flakët mund të bëhen më shkatërrimtaret në historinë e Rusisë dhe të përkeqësojnë ndryshimet klimatike.
Agjencia ruse e pyjeve tha se zjarret kësaj jave mbulonin një zonë prej total 1.62 milionë hektarë. Zjarret e papërmbajtura në Siberi për këtë vit kanë mbuluar një hapësirë më të madhe se Greqia, tha dega ruse e grupit Greenpeace.
Fotografët e grupit Greenpeace morën pamje ajrore të katastrofës në rajonin Krasnoyarsk, për të cilin aktivistët thonë se shumica janë nisur nga dora e njeriut.
Agjencia federale pyjore ka thënë nuk do të ndërhyjë për 91% të zjarreve pasi ndodhen në zona “të kontrollueshme.”
Pyjet përfshihen në të ashtuquajturat “zona kontrolli” kur nuk prekin popullatën lokale dhe kur kostot e shuarjes së tyre janë më të mëdha sesa dëmet e mbetjeve që ato shkaktojnë.
Top Channel