Luan Daci në SPAK/ Gjyqtari i Vettingut njihet me akuzën për falsifikim dokumentesh
23/07/2020 19:57
Gjyqtari i vettingut, Luan Daci u njoh me akuzën e Spak që këmbëngul ta dërgojë të pandehur për falsifikim dokumentesh, sa kohë ai nuk deklaroi urdhërin për ta larguar nga drejtësia gjatë 1997-ës.
Por avokati i tij, Jordan Daci thotë se nuk ka vepër penale për mostregimin e këtyre të dhënave që duhet të pohoheshin gjatë garës në komision, që i hapi më pas rrugëtimin drejt organeve të vettingut .
Hetimi për gjyqtarin e shkallës së dytë të vettingut nisi pas kallëzimit të një ish-prokurori . Fillimisht gjykata vendosi me kërkesë të SPAK-ut pezullimin e tij nga detyra, por ky verdikt u shfuqizua dhe tashmë çështja është në Gjykatën e Lartë.
Top Channel