Policia në Ohio të SHBA-ve, ka vendosur në pranga një 20-vjeçar, pasi publikoi në rrjete sociale foto ku shihet duke qëndruar i gjunjëzuar mbi qafën e një vogëlushi dy vjeç, duke tentuar në këtë mënyrë të imitojë mënyrën se si ndërroi jetë afro-amerikani Geroge Floyd.
Raportohet se i riu Isaiah Jackson aktualisht ndodhet në burgun Clark County, ndërsa provat materiale i janë dërguar gjykatës, nga ku do të analizohen imazhet dhe do të konstatohet nëse është kryer ndonjë vepër penale.
Ndërkohë mësohet se e ëma e vogëlushit ishte në dijeni për përmbajtjen e fotove, por nuk ka reaguar pasi Isiah i shikonte fotot si një mundësi e mirë promovimi të lëvizjes “Black Lives Matter”.
Në drejtim të të riut në internet, kanë shpërthyer një lumë komentesh negative, ku nuk kanë munguar dhe njerëzit që kanë sugjeruar që ai të dënohet përjetë.
Top Channel