Covid ka dëmtuar reporterët/ Probleme gjatë raportimit të pandemisë, si në botë ashtu edhe në Shqipëri

23/07/2020 20:32

Edhe gazetarët janë si gjithë njerëzit e tjerë.

Një studim i kryer nga 2 institucione të huaja doli në përfundimin, se gazetarët që kanë raportuar ngjarjet gjatë pandemisë së Covid-it kanë përjetuar  probleme të shëndetit mendor, si ankth, stres apo depresion.

“Unë personalisht jam duke trajtuar rreth 10 gazetarë me çrregullime ankthi, të cilët po marrin edhe ndihmë medikamentoze”, shprehet Arjana Rreli, mjeke psikiatre.

Janë kryesisht gazetarë, që kanë qenë në vijën e parë të raportimeve për tërmetin e nëntorit të shkuar, që në njëfarë mënyrë bëri gati terrenin për çrregullime të ankthit.

Ka gazetarë që nuk kanë shkuar për një muaj në shtëpi, nga frika se do të infektonin fëmijën, prindërit etj.

Gazetarët janë të rrezikuar, pasi janë të detyruar ta shikojnë, përjetojnë dhe raportojnë një ngjarje, qoftë e mirë apo e keqe. Të mos harrojmë, që jo të gjithë i përjetojnë njësoj ngjarjet. Ka nga ata që janë shumë të ndjeshëm, ka që janë më të fortë.

Simptomat  janë mungesë përqendrimi që për një gazetar është akoma më me pasoja, pasi përqendrimi është baza e profesionit të tij. Pagjumësia, djersitja e madhe, çrregullime të frymëmarrjes, luhatje të humorit, janë tregues të tjerë.

Ajo që duhet bërë është aktivitet sportiv, ja kemi borxh trupit dhe organizmit tone. Të bëjnë jetë të shëndetshme, jo sedentare. Të mos e mbysin sikletin me alkool, apo stimulant të tjerë, që për momentin duket se e zgjidhin problemin, por më pas shikon që ankthi dhe çrregullimet e tjera të mendjes, kthehen më të forta. Dhe sigurisht të kërkojnë ndihmën e specialistit, (psikologut e psikiatrit), siç bëjmë për çdo problem tjetër shëndetësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA