Shumë shtete janë në përpjekje për gjetjen e vaksinës kundër pandemisë së COVID-19.
Bosi i Microsoft-it, Bill Gates, është një nga ato persona që është duke u angazhuar në gjetjen e vaksinës, mirëpo kërkimet e tij janë lidhur me disa teori konspirative. Disa mendojnë se vaksina do të jetë brenda një mikroçipi, që do të instalohet në gishtërinjtë e njerëzve, duke shkuar dhe më tej e duke thënë që ky mikroçip do të kontrollojë lëvizjet e njerëzve, shkruan “CBS”. Por këtë zëra janë rrëzuar në mënyrë kategorike nga Gates.
Në një deklaratë për mediat, 64-vjeçari e ka hedhur poshtë një hipotezë të tillë duke theksuar se asgjë nuk është e vërtetë.
“Nuk e di nga kanë lindur këto teori. Unë dhe Dr. Anthony Fauci jemi akuzuar për gjëra të tilla, përfshirë edhe faktin se gjoja ne dëshirojmë të ulim numrin e popullatës në botë dhe përmes vaksinës të kontrollojmë njerëzit. Por njerëzit do të ndryshojnë mendim për këto gjëra, kur të zbulohet vaksina”, u shpreh Bill Gates.
Top Channel