Pasi dështoi vizita me Putin në Budapest, Shtëpia e Bardhë lajmëron takim mes Trump dhe Orban
Zyrtarët në Britani kanë dalë me një pretendim sensacional se Rusia po kërcënon “përdorimin paqësor të hapësirës” pasi ka lëshuar një mjet balistik “me karakteristikat e një arme” gjatë testimeve të një sateliti.
Kreu i drejtorisë hapësinore britanike zv-marshal Harvey Smyth, tha: “Ne jemi të shqetësuar nga mënyra sesi Rusia ka testuar një nga satelitët e saj duke lëshuar prej tij një mjet me karakteristikat e një arme”.
“Veprime të këtij lloji kërcënojnë përdorimin paqësor të hapësirës dhe rrezikojnë shkaktimin e mbetjeve që kërcënojnë satelitët dhe sistemet hapësinore nga të cilat varet bota. Ne i bëjmë thirrje Rusisë të shmangë testime të këtij lloji dhe e nxisim të punojë me partnerët për inkurajimin e sjelljeve të përgjegjshme në hapësirë”, thuhej në deklaratën britanike.
SHBA gjithashtu e dënoi veprimin, duke e përshkruar eventin si një testim të mundshëm të armëve anti-satelit.
Komanda amerikane tha se Rusia kishte “injektuar një objekt të ri në orbitë” nga sateliti Cosmos 2543.
SHBA ka akuzuar edhe më herët se Rusia po kryen testime anti-satelit, dhe me këtë ka justifikuar krijimin e degës së saj ushtarake hapësinore.
Zhvillimi vjen në një kohë kur presidenti Donald Trump, i tha homologut të tij rus Vladimir Putin, se dëshironte të shmangte garën e kushtueshme të armatimeve me Rusinë e Kinën, dhe shpresonte për progres në negociatat e kontrollit të armëve.
Top Channel