Pas refuzimit të kërkesës së studentëve në protestat e dhjetorit për rritjen e peshës në votime në 50%, tashmë është Qëndresa Qytetare qe ka depozituar në kuvend një nismë ligjore për te ndryshuar peshën e përfaqësimit te studentëve në zgjedhje në IAL-të në 30%.
“Pasi nuk patëm bashkëpunimin e Ministrisë se Arsimit, e depozituam sot në Kuvend projektligjin për arsimin e lartë ku janë ndryshuar 3 nene , përfaqësimi i studentëve nga 10% që është aktualisht në 30% si në senat akademik por edhe në votime”.
Vota e studentëve nuk është përcaktuese për zgjedhjen e organeve drejtuese në universitet , pasi për shembull vota e një pedagogu ne Universitetin e Tiranës vlen sa vota e 314 studentëve.
“P.sh. në 2016 u shpall Mynyr Koni rektor pa u numëruar votat e studentëve”.
Nëse nuk ndryshon 30 korriku si datë zgjedhjesh në këtë situatë të rëndë shëndetësore, studentët kërkojnë që të paktën të ndryshojë pesha e tyre në votime. /Kristi Gongo/
Top Channel