Një shpërthim në një fabrikë në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan ka shkaktuar plagosjen e 3 punëtorëve, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Një defekt në furrën e prodhimit të gazit sulfuror, ose i cilësuar ndryshe si gazi ushqimor shkaktoi shpërthimin, i cili fatmirësisht nuk pati pasoja më të mëdha.
Ishte ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe zjarrfikëses që bënë të mundur izolimin e rrjedhjes së mëtejshme të gazit dhe evitimin e përshkallëzimit të situatës.
Tre punonjësit e plagosur po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit nga ku mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme.
Pranë vendngjarjes mbërritën ekspertët të cilët po hetojnë shkaqet e mëtejshme. Po ashtu edhe Inspektoriati i Punës dhe Grupet e Emergjencave Civile po ndjekin nga afër situatën.
Top Channel