Reagon ashpër opozita e bashkuar: Lojë tinëzare e Edi Ramës me pasoja të rrezikshme

22/07/2020 00:59

Opozita e bashkuar ka reaguar ashpër për marrëveshjen e firmosur pasditen e sotme mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare për votimin e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore më 23 korrik dhe listat e hapura më 30 korrik.

Në një deklaratë të përbashkët, opozita e konsideroi si një lojë tinëzare të kryeministri Edi Rama. PD dhe aleatet e saj paralajmërojne se marrëveshja e sotme do të sjellë pasojë të rënda në stabilitetin e vendit.

Ndërsa në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 17:00, opozita nuk ka kthyer përgjigje. “Zhbërja nga Edi Rama i marrëveshjeve të 14 Janarit dhe 5 qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Ky akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm është, po kështu, një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë,“-shkruhet në reagim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA