Një tjetër iranian “non grata”/ Vëzhgonte kampin e muxhahedinëve në Manzë, do të dëbohet në orët në vijim

22/07/2020 19:32

Duket se perimetri “Tiranë- Durrës” është kthyer në një arenë interesante spiunazhi sa i takon veprimtarisë së agjentëve iranianë që dyshohet se ushtrojnë veprimtarinë e tyre në dëm të kampit të muxhahedinëve në Manzë.

Ministi i Brendshëm Sandër Lleshaj firmosi urdhrin e radhës së dëbimit për një të dyshuar si agjent dhe bashkëpunëtor të ministrisë së inteligjencës iraniane.

Danial Kassrae , 29 vjeç me shtetësi italiane e kombësi iraniane u shpall i padëshiruar për 15 vitet e ardhshme nga MB mbas një raporti voluminoz të Antiterrorit që hedh dyshime për veprimtarinë e këtij shtetasi në Shqipëri të konsideruara si të rrezikshme për sigurinëdhe rendin kushtetues.

Danial Kassrae i dyshuar si agjent i MOIS shfaqet shpesh duke vizituar kampin e Manzës e duke tentuar të rekrutoje ish anëtarë të MEK për qellime mbi të cilat nuk hidhët dritë për shkaqe sekreti.

Vetëm për këtë vit ky është operacioni i katërt që dëbon shtetas iranian të dyshuar që mbajnë koperturën për veprimtari të ndryshme, por ndërkohë dyshohet se janë agjentë të MOIS.

Aksioni më i rëndësishëm është ai i janarit 2020 kur pas hetimit të Antiterrorit u dëbuan dy diplomatë më kryesori atashe kulturor por që rezultoi se në të vërtetë ishte agjent sekret i shërbimit iranian me veprimtari vëzhgimin por edhe plane të tjera të errëta ndaj kampit të muxhahedinëve të vendosur në Manzë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA