Korçë/ Vidhnin banesa e biznese, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

22/07/2020 10:44

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë si të dyshuar për vjedhjen e 9 banesave dhe bizneseve.

Policia njofton se janë sekuestruar sende të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese, të ndodhura së fundmi në qytetin e Korçës, kanë organizuar dhe finalizuar një operacion, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 17 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 20 vjeç dhe R. Sh., 17 vjeç, banues në Korçë.

Forcat e policisë, kanë kapur në flagrancë shtetasin D. H., duke vjedhur në banesën e shtetases D. F., në lagjen nr. 11.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerët janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës, në lagjet nr 1, 3, 4, 6, 10, 12 dhe 18, ku në banesat, dyqanet dhe magazinat e qytetarëve të ndryshëm janë vjedhur materiale ndërtimi, instalime elektrike e hidraulike, sasi lekësh, televizor, bizhuteri të ndryshme dhe orendi shtëpiake, një pjesë e të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA