Foto/ Kanë një diferencë moshe prej 32 vitesh, habit gruaja: Ishte dashuri me shikim të parë

22/07/2020 18:07

Një çift në SHBA, me një diferencë moshe prej 32-vitesh nga njëri-tjetri, kanë rrëfyer për mediat vendase se shpesh njerëzit mendojnë se ata janë babë e bijë, pavarësisht faktit se kanë 17 vite të martuar.

Carrie, 44 vjeçe dhe Alan 76-vjeç, janë takuar 22 vite më parë dhe thonë se ai i tyre ka qenë dashuri me shikim të parë. Kur janë njohur, Carrie ishte 23-vjeçe dhe punonte në kompaninë e Alan’s, për këtë arsye komunikimet e tyre nëpërmjet telefonit ishin të shpeshta. Ato bisedonin për orë të tëra dhe thuajse binin dakord për çdo temë. Pas shumë komunikimeve, Alan e fton Carrie për një drekë nga ku më pas vendosën që të krijonin një lidhje dashurie.

“Ne jemi lidhur në vitin 1998 dhe jemi martuar në vitin 2003. Që në takimin e parë pamë që shumë tipare të personalitetit tonë përputheshin. Ishte dashuri me shikim të parë, ju betohem për këtë”, tha Carrie për mediat.

Alan ka dhe dy vajza të tjera nga një martesë e parë, që për nga mosha janë më të mëdha se Carrie. Megjithatë ajo thotë se nuk e shqetëson aspak ky fakt, pasi ai është treguar i sinqertë me të dhe i ka rrëfyer paraprakisht gjithçka. Gjithashtu gruaja ka treguar dhe momentin që njoftoi të ëmën për këtë lidhje të re dhe vendimin e marrë prej saj për t’u martuar me Alan.

“Nëna u mërzit shumë kur i tregova për Alan, i cili ishte dhe pesë vite më i madh se ajo. Ajo mendonte se Alan po më përdorte. E prisja reagimin e nënës, por fatmirësisht mendimi i saj ndryshoi kur njohu Alan, bashkë me të edhe pjesa tjetër e familjes nisën të më mbështesnin”, tha 44 vjeç

Carrie ka rrëfyer dhe momentin më të sikletshëm që ka kaluar përkrahë Alan. Ajo thotë se ka qenë duke bërë një turne në të gjithë Evropën, ku një çift i moshuar drejtohen nga ata dhe i pyesin a janë babë e bijë.

“Ishin në një turne në Evropë, ku një çift të moshuarish na pyesin nëse jemi babë e bijë. Kur Alan i tha se jemi burrë e grua ata mbetën të tronditur.

Në fakt paragjykimet na kanë ndjekur gjithmonë dhe ne këtë e reflektojmë dhe në sjelljen tonë në publik. Asnjëherë nuk puthemi në rrugë, asnjëherë nuk kapemi përdore, sepse i druhemi një paragjykimi të mundshëm të njerëzve”, tha ndër të tjera Carrie.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA