Kishte fshehur një fishek dhe do ia dorëzonte familjarit në burg, pranga 57-vjeçarit në Vlorë
21/07/2020 09:24
Policia ka arrestuar një 57-vjeçar në Vlorë.
I arrestuari, shtetasi V. K., 57 vjeç, banues në Vlorë, gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek arme gjahu.
Këtë të fundit dyshohet se do t’ia dorëzonte një prej familjarëve të tij në këtë institucion.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Top Channel