Hetimet për atentatin/ Ngjarja në kamerat e sigurisë, viktima u ndoq para vrasjes

21/07/2020 15:38

Vrasja e 39-vjecarit Emiljano Ramazani një ditë më parë në Elbasan mund të jetë e gjitha e filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve dhe banesave rrotull.

Burime thanë për Top Channel se janë sekuestruar të gjitha pamjet filmike ndërkohë që mjeti i autorëve është parë të lëvizë disa herë me radhe rreth zonës, në pritje që 39-vjecari të kthehej në banesën e tij në lagjen 28 Nëntori.
Burimet shtuan më tej se babai i tre vajzave duket prej kohësh përgjohej në çdo lëvizje të tijën.

Asnjë të dhënë deri tani zyrtare nuk ka nga Policia e Elbasanit për persona të shoqëruar si dëshmitarë të ngjarjes apo të dyshuar të mundshëm.

Në rrugë jo zyrtare bëhet e ditur se autorët mund të jenë larguar drejt Durrësit, por në vëzhgimin që Top Channel bëri mëngjesin e së martës, në asnjë kryqëzim nuk ka postblloqe policie dhe as forca të shtuara.

Edhe pse një ditë më parë ngjarja e rëndë solli në Elbasan drejtues të rëndësishëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ende nuk ka asnjë autor të dyshuar dhe as shkaqet e krimit të rëndë i cili ndodhi në mes të ditës në një zonë të banuar.

Burimet thonë se hetimet janë përqendruar në fushën e narkotikëve pasi Emiljano Ramazani nuk ishte I panjohur për policinë në këtë drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA