Gazetarja quan zëdhënsen e Donald Trump ‘k*rvë gënjeshtare’ në konferencën direkte

21/07/2020 20:36
Gazetarja e Al Jazeera, Kimberly Halkett,majtas, dhe zedhenesja e Trump, Kayleigh McEnany djathtas

Një gazetare e Shtëpisë së Bardhë ka mohuar se ka quajtur zëdhënësen e shtypi të Donald Trump “kurvë gënjeshtare” pas akuzave kishte kishte përmedur me gjysmë zëri fjalët e rënda gjatë konferencës direkte të shtypit.

Korrespondentja ne Shtëpinë e Bardhë e rrjetit Al Jazeera, Kimberly Halkett u dënua nga kolegët që pretendonin se kishte thënë ‘Okay, you’re a lying bitch’ teksa fliste sot me zëdhënësen Kayleigh McEnany në sesionin e pyetje-përgjigjeve. Halkett akuzohet se ka përmendur sharjen gjatë debatit me McEnany për çështjen e votave me postë, e cila kundërshtohet me insistencë nga Presidenti Trump, pasi sipas tij i hap rrugë manipulimeve.

McEnany i përgjigjet Halkett teksa kjo e fundit citon statistikat e manipulimeve: “E di që nuk të pëlqen të dëgjosh, prandaj dhe kërkon të flasësh mbi zërin tim”.

Por Halkett vazhdon me pyetjen e saj derisa McEnany ia pret shkurt: “I bëre dy pyetjet e tua, më shumë se kolegët e tu”.

Pas kësaj gazetarja që mbante maskë thotë fjalët e kontestuara, por më vonë në rrjetet sociale ajo mohon të ketë ofenduar zëdhënësen.

Halkett thotë se fjalët e saj janë dëgjuar gabim duke argumentuar se tha një fjali me tingellime të ngjashme dhe kjo ka sjellë ngatërresën, pra nuk tha “k*rve genjeshtare” (Okay, you’re a lying bitch), por tha “Ok, ti nuk do te pergjigjesh” (Okay, you don’t want to engage).

Halkett shkruante: “Ka shumë keqinterpretime për konfernecën, përgjigja është JO, Nuk e KAM THËNË”.

McEnany është përplasur shpesh me gazetarët që kur është bërë zëdhënëse e Shtëpisë së bardhë në prill, por deri tani përplasjet kishin mbetur të etike dhe profesionale.

E diplomuara nga universitetet e Harvard e Oxford thuhet se preferohet nga presidenti për aftësinë e kalimit të mesazhit dhe për shmangien e pyetjeve të sikletshme të gazetarëve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA