Ekspozitë e artistëve të rinj/ “Ndër lloje” në muzeun etnografik të Elbasanit

21/07/2020 12:39

Në stile dhe teknika të ndryshme, nga peizazhi e deri tek emocionet dhe psikika, 4 artistë të rinj u bashkuan për të çelur në Elbasan ekspozitën “Ndër lloje”.

Jo për rastësi kjo ekspozitë u mbajt në vendin më domethënës të qytetit, në muzeun Etnografik.

Edhe pse arti ndjehet, përjetohet dhe nuk mund të shpjegohet, ajo që bie në sy është piktura e titulluar “Mesazheri”. Vetëm pak minuta para tërmetit të 26 nëntorit, piktori u zgjua nga një ëndërr e keqe e një dragoi me fytyrë njeriu.

Më pas ai ndjeu lëkundjet e forta të tërmetit, ndërsa përjetimin e zbrazi në telajo. “Mesazheri” ishte ai që solli mesazhin e dhimbshëm të asaj ngjarjeje të rëndë që pasoi.

Top Channel