19/01 15:09
Në stile dhe teknika të ndryshme, nga peizazhi e deri tek emocionet dhe psikika, 4 artistë të rinj u bashkuan për të çelur në Elbasan ekspozitën “Ndër lloje”.
Jo për rastësi kjo ekspozitë u mbajt në vendin më domethënës të qytetit, në muzeun Etnografik.
Edhe pse arti ndjehet, përjetohet dhe nuk mund të shpjegohet, ajo që bie në sy është piktura e titulluar “Mesazheri”. Vetëm pak minuta para tërmetit të 26 nëntorit, piktori u zgjua nga një ëndërr e keqe e një dragoi me fytyrë njeriu.
Më pas ai ndjeu lëkundjet e forta të tërmetit, ndërsa përjetimin e zbrazi në telajo. “Mesazheri” ishte ai që solli mesazhin e dhimbshëm të asaj ngjarjeje të rëndë që pasoi.
Top Channel