Durrës/ Shezlongë në mënyrë të paligjshme, procedohet penalisht 64-vjeçari

21/07/2020 09:09

Kontrollet në plazhe, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë vijojnë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasin:

N. M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek “Shkëmbi i Kavajës”, u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA