Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Ditën e premte më datë 24 korrik ora 11:00, Këshilli Bashkiak i Urës Vajgurore, do të votojë për ndryshimin zyrtar te emrit të bashkisë, e cila do te quhet Bashkia Dimal.
Ndryshimi i emrit nga Bashkia Ura Vajgurore, në Bashkia Dimal ka qenë një ide e hershme, e cila mori formë, kur Kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj nisi interesimin për qytetin e lashtë të Dimalit, duke ngritur edhe një grup pune për rijetëzimin e qytetit antik, grup pune që përbehet nga arkeologe, gazetarë, regjisorë, intelektualë dhe banorë të zonës.
Pas një fushate të gjatë për informimin në lidhje me këtë sit arkeologjik, aktiviteteve të shumta shkencore dhe me karkater edukues, si edhe pas konsultimeve publike me komunitetin, nisma do të marrë formë institucionale. Eshtë hera e parë, që pas vitit 1992, kur u krijuan 36 rrethet e para në Shqipërinë paskomuniste, kur merret një vendim i tillë nga një bashki në vend. Emrin Ura Vajgurore, qyteti e mori mes viteve 1946-1947, kur në këtë lokalitet u vendosën depozitat e mëdha të nënprodukteve të naftës të cilat përpunoheshin në Kuçovë.
Vendimi i këshillit bashkiak nuk ka si qëllim ndryshim kufijsh, por nisma synon që të zhvillojë këtë zonën përmes turizmit historik dhe përmes sitit të Dimalit, një nga qytetërimet më të vjetra të Ilirisë, i cili daton nga vitet 200 para erës sonë.
Dimali ka qenë një nga qytetet me te fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol te rëndësishëm ne luftërat iliro-romake. Simbole i qytetit ka qene djaloshi Dimal,i cili ishte kampion i lojërave të organizuara.
Ne vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari mbreti i Ardianeve, që më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së Mbretëreshës Teuta, kishte vendosur një garnizon me Dimalin, e konsideruar si qytet që se merrte dot dora e armikut.
Vendbanimi antik i kalasë së Krotinës ndodhet në perëndim të malësisë së Shpiragut në komunën Cukalat, të rrethit të Beratit. Kjo kala e ka marrë emrin nga fshati me të njëjtin emër e, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të kodrës. Kalaja e Krotinës ngrihet mbi një kodër të bukur, e cila fillon rrëzë faqes perëndimore të Shpiragut dhe vazhdon në krah të majtë të rrugës nacionale Berat–Fier. Nga lindja dhe jugu kalaja kufizohet nga fshatrat Bistrovicë e Allambres dhe në anën veriore dhe perëndimore kodra zbret në një varg tarracash që arrijnë deri në luginën e përroit të Cukalatit.
Pozicioni gjeografik, si dhe pozita mbizotëruese e kodrës së kalasë kanë krijuar kushte të mira për një mbrojtje të fuqishme natyrore të këtij vendbanimi Ilir. Sipas historisë, Dimali ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë Jugore dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake.
Në vitin 219 Para Krishtit, Demeter Fari, mbreti i Ardianëve që më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së mbretëreshës Teuta, kishte vendosur një garnizon në Dimal, i cili konsiderohej si një qytet që s’e merrte dot dora e armikut. Banorët e fshatit Krotinë mbajnë të gjallë një gojëdhënë të ardhur deri në ditët e sotme e cila thotë : “Dimalin e krijoi perëndia ndaj nuk mund të merret nga njerëzia”. Ushtritë romake të komanduara nga Luç Emili mundën ta shtien në dorë qytetin pas një rrethimi, duke përdorur shumë mjete sulmi. Në vitin 205 Para Krishtit, Dimali figuron përsëri i rrethuar nga ushtritë romake, por kësaj radhe ai ndodhej në duar të maqedonasve.
Në kushtet e paqes që iu parashtruan Filipit V-të, nga prokonsulli romak Semproni, Dimali kalonte në duar të romakëve. Një nga arsyet që Dimali lakmohej kaq shumë si prej maqedonasve, ashtu edhe prej romakëve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij, prej të cilave sot ruhen vetëm gjurmë shumë të pakta. Ato përfaqësohen nga blloqe të veçuara guri, të punuara në forma të rregullta drejt kendëshe, që rrethonin një kodër të përbërë nga dy kreshta, prej të cilave ajo më e larta shërbente si akropol. Shumë mbishkrime të gjetura gjatë gërmimeve hedhin dritë mbi organizimin politik të qytetit antik.
Top Channel