Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri.
Gjatë fjalës së tij, deputeti në përfaqësinë e opozitës parlamentare, u shpreh pro shkarkimit të presidentit Meta. Në këtë mënyrë opozita parlamentare mban një qëndrim të kundërt me atë të mazhorancës, e cila ka vendosur që presidenti Meta të këshillohet dhe të mos shkohet deri tek shkarkimi. Ndërsa Valteri tha se sipas tyre, presidenti ka bërë një sërë shkeljesh në Kushtetutë dhe për këtë arsye, shkarkimi i tij duhet të jetë i pa negociueshëm.
Denis Dyrnjaja: Cili është qëndrimi i opozitës parlamentare, në raport me konkluzionin që ka dalë mazhoranca në komision. Do të keni një raport më vete për këtë çështje.
Halit Valteri: Qëndrimi i opozitës parlamentare, edhe ky i ndarë pothuajse në dy pjesë, pasi dy anëtarë të cilët janë shprehur kundër shkarkimit të Presidentit të Republikës dhe i kanë dalë në mbrojtje dikujt që nga mëngjesi deri në darkë nuk i njeh për deputetë të Republikës së Shqipërisë. Dhe ne, grupit parlamentar demokrat, të cilët mendojmë se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur kushtetutën duke ç’dekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pra do të dalim me një raport, me dy qëndrime të ndryshme. Ne edhe ditën që do të vijë seancë ky ligj do ta mbrojmë me forcë, të gjithë opinionin që ka paraqitur opozita parlamentare dhe do të kërkojmë të bëhet ajo çka u nis më përpara të hidhet në votim shkarkimi i Presidentit të Republikës.
Denis Dyrnjaja: A mund të më thoni zoti Valteri ku konsistojnë qëndrimet tuaja kundër mazhorancës në këtë rast që mendon se presidenti i vetëm duhet të këshillohet dhe jo të shkartohet.
Halit Valteri: Atëherë po jua citoj vetëm disa pika të vogla të raportit që i kemi dorëzuar komisionit hetimor. Presidenti i Republikës ka cënuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit, në kundërshtim të nenit 2, pika 1 të Kushtetutës. Ka shkelur Kushtetutën dhe ka marrë targetin të sovranit dhe Kuvendit. Është sjellë arbitrarisht me pushtetin, përkrahë natyrës së republikës parlamentare, në kundërshtim me nenin 1 pika 1 e Kushtetutës. Ka anuluar datën e zgjedhjeve në kundërshtim me nenin 92 germa gj, e Kushtetutës, dhe në nenin 8, 9, 10 e Kodit Zgjedhor. Ka cënuar parimin e periodicitetin e zgjedhjeve, në kundërshtim të nenit 1, pika 3 dhe nenin e 109 të Kushtetutës. Ka cënuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet, nga një qeverisje e dala nga zgjedhja të lira, në kundërshtim të nenit 1 pika 3 e Kushtetutës. Ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet. Ka cënuar parimin e të drejtës së qytetarit si sovranin për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Mjaftojnë që këto katër pesë pika që iu përmenda, tregojnë qartë që Presidenti i Shqipërisë, ka kaluar kompetencat dhe ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Por për mazhorancën parlamentare, ky president sot në marrëveshjet me Edi Ramën, nuk paska shkelur Kushtetutën. Data 30 qershor nuk paska pasur problem, sepse këto i morën 61 bashkitë dhe qenkan dakordsuar me njëri-tjetrin, për të mos e votuar shkarkimin e Presidentit të Republikës, ku Komisioni i Venecias e thotë qartë që është shkelur Kushtetuta.
Top Channel