Osmani pas takimit me Bashën: Në Shqipëri duhet të kundërshtohet ideja e shkëmbimit të territoreve
20/07/2020 16:02
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka kërkuar bashkërendim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shumë tema.
Kryeparlamentarja Osmani pas takimit me liderin e PD-së, Lulzim Basha përmes një konferencë të përbashkët për medie tha se është e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë kundër ideve për shkëmbim territoresh.
“Është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë raportet ndërmjet dy vendeve. E veçmas në ekonomi dhe politikë të jashtme. Është e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë kundër ideve për shkëmbim territoresh”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari Basha tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por me qëllimin e njohjes reciproke.
Top Channel