Momenti i pabesueshëm kur ariu i zi kap shëtitësit në pyll, u mer erë, bën poza e largohet qetësisht

20/07/2020 16:48

Një grup i guximshëm ekskursionistësh arritën të ruajnë qetësinë e tyre e madje dhe të bënin foto kur një ari i zi kurioz iu afrua atyre në një shteg pylli në Meksikë.

Kontakti i papritur me botën e egër që mund të kishte shkuar shumë më keq, ndodhi në parkun  ekologjik të Chipinque në San Pedro Garza, sipas personit që shpërndau pamjet.

Aty tregohet një grua që qëndron e palëvizur kur ariu i zi ngrihet në dy këmbë dhe i merr erë në flokët.

Ariu më tej ulet për pak në tokë por ngrohet përsëri në putrat e pasme dhe afrohet më shumë te gruaja.

Të tjerë përpiqen të tërheqin vemendjen e ariut por ai duket shumë i preokupuar me nuhatjen e flokëve të gruas.

Ndërsa kjo e fundit shfrytëzon momentin e pabesueshëm për të bërë një foto me celular. Ariu qëndron në këmbë mjaftueshëm për të bërë foton dhe më pas ulet në të katërta dhe prek dy herë këmbët e gruas.

Kur ariu nis më në fund të largohet, gruaja dhe miqtë e saj vrapojnë për t’u larguar nga zona.

Shpërndarësi i videos tha se nuk është e pazakontë që arinjtë e zinj të dalin në shtigjet e parkut  Chipinque dhe janë kapur në kamera dhe herë të tjera.

Në dhjetor dy arinj të zinj të tillë tmerruan një tjetër vizitor, teksa ishin duke kërkuar ushqim në mbeturinat e hedhura.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel