Investimi te “Zogu i Zi”, rikonstruktohet rrjeti kryesor i shkarkimit të ujërave të ndotura
20/07/2020 12:11
Një investim është bërë te “Zogu i Zi” në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës po rikonstrukton rrjetin kryesor të shkarkimit të ujërave të ndotura, i cili fillon nga “Rruga e Durrësit” dhe përfundon në qendër të Tiranës.
“Kjo ndërhyrje e domosdoshme në kolektorin kryesor të shkarkimit eliminon problemet e shkaktuara nga rrjeti i amortizuar, i ndërtuar shumë vite më parë.
Puna vijon çdo ditë në kryeqytet dhe me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë çdo punë dhe për të siguruar qëndrueshmëri e cilësi në çdo ndërhyrje që kryhet nga ana e Bashkisë së Tiranës”, njofton bashkia.
Top Channel