Imazhet brutale të detit të skuqur nga rituali i therrjes së balenave në Ishujt Faroe

20/07/2020 18:11

Tradita e përvitshme e quajtur ‘Grindadràp’ në Ishujt Faroe nuk pushon së krijuari imazhe makabre teksa gjuetarët vendas hyjnë në ujë për therrjen tradicionale të balenave e delfinëve.

E gjithë vija bregdetare re gjirit ngjyroset me të kuqe prej gjakut të rreth 250 balenave që therren në ritualin që daton prej gati 1000 vjetësh në vend, megjithë ankesat nga grupet e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve.

Imazhet tregojnë peshkatarët që sillen rreth balenave të vdekura që tërhiqen në breg për t’u rrjepur e përpunuar në mënyrën tradicionale manuale, të cilën aktivistët e mbrojtjes së kafshëve e quajnë “praktikë barbare”.

Rreth 35 delfinë dhe mbi 200 balena u copëtuan sivjet në fshatin Hvalba, në Ishujt Faroe, që janë një grup ishujsh në veri të Atlantikut mes Islandës dhe Norvegjisë.

Një zëdhënës i grupit të mbrojtjes së kafshëve Sea Shepherd tha: “252 balena pilot me flatër të gjatë dhe 35 delfinë të bardhë të Atlantikut u vranë mbrëmë në Hvalba pasi tufa u zbulua në ujërat e Sandvik.

“Kjo ishte gjuetia e parë e organizuar e Grindadràp për vitin 2020 dhe mishi prej saj do të shpërndahet për 70 gjuetarët e barkave dhe ata që vrisnin në plazh”.

Rreth 100,000 balena pilot notojnë pranë Ishujve Faroe çdo vit.

Grupimi Sea Shepherd arriti të ndalonte ritualin vetëm në vitin 2014, një fitore për të cilën ata thanë se shpëtoi jetën e qindra balenave e delfinëve.

Por kjo nuk pati më efekt kur autoritetet në Ishujt Faroe miratuan ligjin me të cilin anijet e grupit Sea Shepherd u ndaluan të afroheshin në ujërat e ishujve.

FOTO GALERI
2/7
Peshkatarët vendas pikasin tufën e balenave që noton pranë ishujve gjatë emigrimit të tyre dhe një karvan barkash i nxisin ato drejt gjireve të fjordeve ku do të vriten.

Top Channel