Ka nisur diskutimi në tryezën e Këshillit Politik për të folur ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama, i cili është i pranishëm në takim.
Detaje të reja mësohen nga diskutimet në Këshillin Politik ku ka marrë fjalën kryeministri Edi Rama.
Burime nga takimi i thanë gazetarit të Topchannel Muhamed Veliu se kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një pyetje përfaqësuesve të PD: Ku bie në kundërshtim propozimi për hapjen e listave me marrëveshjen e 5 qershorit?
Ndërkohë mësohet se Gazment Bardhi i PD është shprehur se: në pikën 12 të marrëveshjes së 5 qershorit është parashikuar se, shumë nga ndryshimet që lidhen me sistemin e votimit dhe administrimit do të kryhen pas zgjedhjeve të 2021.
Në këtë pikë bie ndesh kërkesa juaj për hapje listash.
Propozimet për ndryshimet kushtetuese janë bërë kur vendi ishte në gjendjen e pjesshme të jashtëzakonshme dhe kjo bie ndesh me disa nene të kushtetutës.
Ndërkohë gazetari Muhamed Veliu raporton se deri më tani ka folur Damian Gjiknuri i cili bëri një prezantim të asaj se çfarë ka bërë Kuvendi dhe theksoi faktin që listat e hapura kanë krijuar një mbështetje të gjerë popullore.
“Njerëzit natyrisht nuk kanë pse mendojnë për efektet që krijojnë vështirësi në administrim por thjesht duan që të avancojë e drejta e tyre për të zgjedhur deputetet dhe për të patur një lidhje më të drejtëpërdrejtë. I qëndroj asaj ç’ka kam thënë se hapja e listave me skemën aktuale zgjedhore krijon probleme të mëdha administrimi gjithësesi ne jemi këtu dhe shpresoj të gjejmë një zgjidhje për të rregulluar aspektin teknik që do të mundësonte një menaxhim të sigurt të procesit të hapjes së listave. Ne nuk jemi kundër koalicioneve kjo është spekuluar qëllimisht. Ne jemi për t’i garantuar të drejtën çdokujt të bëhet pjesë e një grupimi partish por sipas një rregulli që e mundëson teknikisht zbatimin e hapjes së listave”.
Burime nga mbledhja po ashtu thonë se Damian Gjiknuri ka deklaruar:
Basha dhe LSI kanë qenë publikisht hapur pro hapjes së listave kështu që shpresoj se së sebashku do arrijmë t’i japim një zgjidhje duke u thënë shqiptarëve që morëm vendimin për tu zgjeruar mundësinë për të zgjedhur nominalisht deputetet përmes listave të hapura.
Burime nga këshilli politik bëjnë me dije po ashtu se Rudina Hajdari po kërkon mbështetjen e PD pasi tha se Basha është shprehur disa herë pro për listat e hapura.
Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë ato se çfarë do diskutohen.
Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha është në Kosovë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare vjen kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi.
Rama ftoi dhe presidentin Ilir Meta t’i bashkohej tryezës por presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë disi e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.
Lajmi në përditësim…
Top Channel