Aksidenti fatal i parashutistëve/ Përplasen në zbritje, humb jetën 27-vjeçari në Kosovë

20/07/2020 10:02
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Korish të komunës së Prizrenit në mes dy parashutistëve të cilët janë përplasur me njëri tjetrin gjatë kohës së aterrimit.

Një 27-vjeçar me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G u përplasën ku fatkeqësisht, 27-vjeçari ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 në QKUK.

Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren.

KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Top Channel