5 orë takim pa marrëveshje/ Pakti i 5 qershorit dhe listat e hapura, PS dhe PD nuk ndryshojnë qëndrim

20/07/2020 19:42

5 orë diskutime në Këshillin Politik të reformës zgjedhore nuk i kanë mjaftuar kryeministrit Rama, sekretarit të përgjithshëm të PD Gazment Bardhi dhe opozitës parlamentare për të gjetur një dakordësi për ndryshimet kushtetuese.

Opozita jashtë parlamentit i komentoi diskutimet si një hap prapa duke akuzuar PS se po tenton të prekë marrëveshjen e 5 qershorit.

Më komodët në këshillin politik ishin përfaqësuesit e opozitës parlamentare të cilët nuk ndryshuan qëndrim.
Këshilli politik pritet të mblidhet përsëri kur shumica qeverisëse ti japë përgjigje opozitës jashtëparlamentare për kohë e votimit në kuvend marrëveshjes së 5 qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA