Gastronomet e Kosovës shprehin shqetësimin e tyre pas masave të fundit nga Qeveria për mbrojtje nga pandemia. Kjo shoqatë kërkon përkrahjen e shtetit, pasi thanë se janë në prag të falimentimit.

Në një konferencë për media, Petrit Kllokoqi, kryetar i shoqatës, ka paralajmëruar se të hënën do t’i mbyllin bizneset e tyre dhe do t’i dorëzojnë çelësat tek Qeveria.

Kllokoqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për ndihmë në mënyrë që mos të mbyllen 7 mijë biznese të këtij sektori për shkak të masave të qeverisë dhe mos subvencionimit në paga dhe qira.

Ai po ashtu theksoi se janë duke punuar vetëm me 15 deri 20 përqind të qarkullimit, ndërsa shpenzimet i kanë të gjitha si për punëtorë, qira, tatimet ndaj shtetit e kësteve për kredi bankare.

Kllokoqi: Ne jemi pran falimentimit kërkojmë subvencionim në paga dhe qira

“Ne sot nuk jemi mbledhë për me kthyer punën tonë 100 përqind siç kemi qenë. Ne sot po kërkojmë atë që na takon. Për 10-15 vjet kemi qenë përgjegjës ndaj tatimeve, ndaj shtetit dhe ATK-së dhe I kemi paguar të gjitha taksat. Ndërsa, sot reflektimi shtetit ndaj neve është shumë i zbehtë, ku për këtë kemi mbajtur sot një mbledhje për t’i kërkuar shtetit ose qeverisë së Kosovës bashkëpunim. Masat të cilat i kanë vendos për distancën, për mos me punuar brenda lokaleve, për shkurtimin e orarit dhe të tjera, ne nuk që janë të gabueshme. Ne po themi që nëse ndalohet diçka, të lejohet edhe diçka. Nëse kanë vendos masa, të kemi subvencionim. Gastronomia është duke vuajtur këtë pandemi, sëmundje kjo ekonomike që na ka prekur të gjithëve. Pse? Sepse jemi duke punuar me 50 përqind automatikisht më pak sesa në të kaluarën, sepse ne nuk mundemi me funksionuar brenda. Distancën të cilën e kemi krijuar edhe për ambientet e jashtme, na e ka humbur edhe 20 përqind të qarkullimit tonë, plus zvogëlimi i orarit e ka zvogëluar për 20 përqind qarkullimin tonë”, theksoi Kllokoqi.

Po ashtu, ai ka thënë se do t’i dorëzojnë edhe arkat e shtetit, pasi më nuk do t’i paguajnë tatimet shtetit.

Kllokoqi: Të hënën kemi ma ia dorëzuar çelësat qeverisë, le ta mbyllë vet gastronominë

“Ne kemi vendos që më 27 korrik para qeverisë së Kosovës të marrim një aksion simbolik për me i dërgua çelësat e lokaleve prej orës 12:00. Të gjitha bizneset e gastronomisë kanë me u mbyllë dhe kemi me I dorëzua çelësat para qeverisë së Kosovës dhe ta mbyllin vetë këtë sektor. Në të njëjtën kohë kemi me I sjellë edhe (arkat fiskale)kuponët fiskal për çka kemi punuar 15 vjet dhe i kemi paguar të gjitha taksat që nuk do të mbajmë më as përgjegjësi fiskale. Nëse kemi qenë deri sot tatimpagues, për kërkojmë kompensim vetëm për punëtorët që kemi paguar tatim ato të na kthehen. Nëse kemi kontribuar deri tash në buxhet të shtetit të Kosovë, po kërkojmë kthimin, sepse jemi në krizë dhe nuk po mundemi me ia dalë mbanë”, tha ai.

Ai në fund tha se 25 biznese veç janë mbyllë në këtë sektor./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA