Zbardhet agjenda e Lulzim Bashës në Kosovë/ Takime me krerët më të lartë

19/07/2020 21:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Kryetari Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës, thuhet në një njoftim të PD-së.

Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
VENDI: Kryeministria

Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
VENDI: Presidencë

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
VENDI: Selia e AAK

Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
VENDI: Selia e Nismës

Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK

Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK

Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.
Zoti Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqerohet nga Z. Edi Paloka, Nënkryetar i PD
Z. Besnik Mustafa, ish Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë
Z. Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH
Z. Arben Çejku, ish ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA