Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 771.546 ndërsa numri i të vdekurve në 12.342.
Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksionit të Koronavirusit në Rusi tha se në 24 orët e fundit, COVID-19 u konfirmua tek 6.109 persona të tjerë ose në total 771.546.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 95 vdekje me çka numri i viktimave arrin në 12.342 ndërsa numri i të shëruarve është më i lartë për 3.481 dhe aktualisht arrin 550.344.
Shkalla e rritjes ditore të të sapoinfektuarve ende është 0.8 për qind ndërsa 24.8 për qind e të infektuarve të rinj janë asimptomatikë.
Zyra për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit dhe Shëndetit të Njeriut tha se gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë kryer rreth 314 mijë teste ose gjithsej më shumë se 24.9 milionë.
Top Channel