Piktura e Kavaletit/ Studentët e mbyllën këtë vit shkollor me ekspozitën tradicionale

19/07/2020 21:12

Studentët e Pikturës së Kavaletit e mbyllin këtë vit shkollor me një shfaqe të punës së tyre në këtë ekspozitë si gjithmonë tradicionale këtu në Galerinë FAB.

Objekti i krijimtarisë së tyre është figura humane, që nga kujtimet e fëmijërisë, e deri te familja. Dhe ajo qe evidentojnë  është e brendshmja e këtyre personazheve.

“Në përgjithësi idetë e tyre janë shumë interesante. Në pjesën dërrmuese vjen nga një eksperienca konkrete qe studentët kanë në jetën e përditshme. Ka shumë elementë që lidhen me pjesën e personazheve publike, mediatike. Ka disa gjetje qe vijnë nëpërmjet pikturës, por gati si njëlloj performance e ndodhur në pikturë. Personazhe të religjionit, apo personazhe që lidhen me artificin e jetës sonë”, shprehet Ardian Isufi.

Çfarë i shqetëson më shumë këta artistë të rinj?

“Brenda punëve të tyre ndihet edhe pandemia, edhe izolimi, edhe mënyra si ata përjetuan mbylljen e madhe. Përveç pjesës së pandemisë ka edhe shqetësime ndërkombëtare, qe merren me elementin “gender”, që është shumë i rëndësishëm sot një diskutim i revolucionit seksual.”

Ku i sheh nesër këta studentë?

“Janë dy pikëpamje. E para është fakti që këta studentë janë artistë të mirë, të cilët pavarësisht vështirësive të mëdha që ka sistemi i artit në Shqipëri, patjetër duhet të operojnë si artistë. Ndërsa për pjesën e punësimit edhe Universiteti i Arteve edhe programi Alumni i krijon disa mundësi që të punësohen sidomos në media apo në pjesën e dizajnit grafik.”

Top Channel