“Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat”. Kështu shkruan kreu i PD-së në një postim të tijin në “Facebook”.

Bashkangjitur këtij postimi, Basha ka publikuar një studim të revistës “Monitor”, ku në titull kryesor shkruhet: “Shqipëria, me pagat të paktën 30% më të ulëta në rajon në të gjithë sektorët, si krahasohen bankierët, inxhinierët, IT, mjekët, mësuesit, puna në shtet”.

Sipas Bashës këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të qeverisë aktuale.

“Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do ti rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë”, shkruan më tej ai.

Postimi i plotë:

“Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.

Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do ti rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë. #ditëmëtëmira”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA