Covid-19/ Fauci: Vendi rrezikon 100 mijë raste të infektuarish në ditë

19/07/2020 03:50

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive doktor Anthony Fauci u shpreh i shqetësuar lidhur me rritjen së fundmi të rasteve të reja me koronavirus, veçanërisht në shtetet në jug të vendit.

Gjatë një takimi të organizuar në formën e një telekonference nga Dhoma amerikane e Tregtisë zoti Fauci tha se situata paraqitet e vështirë. Ai tha se ka ardhur koha “që të shohim atë që po ndodh dhe nëse mund t’i intensifikojmë masat me qëllim frenimin e koronavirusit”.

Zoti Fauci paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të përballen me “100 mijë infeksione në ditë nëse nuk përqafojnë më agresivitet masat e distancimit social, vendosjen e maskave dhe masa të tjera”. Të enjten SHBA raportoi një numër rekord ditor të infektuarisht nga COVID-19 më shumë se 70,000 raste të reja.

Zoti Fauci tha se vendosja e maskave është tejet e rëndësishme për rihapjen sërish të vendit dhe se “të gjithë” sikurse tha ai “duhet t’i vendosin ato”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA