Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shpërndau një postim të ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca, në 28 vjetorin e vrasjes së Paolo Borsellinos nga mafia.
Bardhi jep mesazhin e fortë se Shqipëria ka nevojë jetike për të shkëputur lidhjet e pushtetit me mafian.
“Fatkeqësisht, fjalët e Borsellinos janë akoma të vërteta për vendin tonë. Beteja me mafian duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për qytetarët e ndershëm. Raporti i Antimafias Italiane, këmbanë alarmi për nevojën që ka Shqipëria për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin.”
Fjalët e gjykatësit Paolo Borsellino për luftën kundër mafias, të shpërndara nga ambasadori Soreca:
“Lufta kundër mafias, që është problemi i parë për t’u zgjidhur në vendin tonë fatkeq dhe të bukur, duhet të jetë jo vetëm një aksion shtypës i ftohtë, por një lëvizje morale dhe kulturore, që përfshin këdo, veçanërisht, brezin e ri, më i përshtatshmi për të ndjerë shijen e freskët të lirisë, që vjen nga fshirja e baltës së kompromisit moral, indiferencës, të afërsisë dhetë bashkëpunimit.”
Top Channel