Grupimi militant NFAC thotë se beson te dhuna dhe te shteti i njerëzve me ngjyrë

18/07/2020 20:59

Kohët e fundit me një marshim në një park të Georgia në SHBA, ka bërë debutimin e tij grupimi militant afro-amerikan NFAC, për të cilët dhuna e vrasjet janë përgjigja e pranueshme ndaj shtypjes, dhe qëllimi i tyre final është ndarja nga SHBA për krijimin e një shteti vetëm për afro-amerikanët.

NFAC (Not F*cking Around Coalition) mori mjet vëmendje në mediat sociale me marshimin e tyre të 4 korrikut, ku militantët me ngjyrë ishin të maskuar e të armatosur treguan forcën në mes të ish-bastionit të Ku Klux Klan në Stone Mountain.

Për momentin shumë pak dihet për ta, përveç spekulimeve pa fund për mënyrën sesi u krijuan apo sa janë në numër.

Prandaj për të qartësuar gjërat, kreu i tyre i njohur si Grand Master Jay (emri i vërtetë John Fitzgerald Johnson) dha një intervistë për mediat ruse.

“Ka një keqkonceptim se ne jemi terroristë dhe duam të vrasim të bardhët, por ne jemi këtu për të mbrojtur komunitetin zezak, i cili është bërë objekt sulmi. Askush nuk po i mbron fëmijët me ngjyrë, burrat apo gratë në Amerikë. Ajo që solli krijimin e NFAC ishte nevoja për përballjen me brutalitetin e policisë, brutalitetin racor dhe padretësitë në sistemin gjyqësor”, tha ai.

“Shumica e jonë është ish-ushtarakë, jemi votues dhe të përgjegjshëm, njerëz me punë të mira”.

Duke e konsideruar veten protektorë, Jay ka një ide të qartë të asaj që kërkon të arrijë dhe kjo jo më pak se ndarja nga pjesa tjetër të SHBA.

Ai thotë se bashkë me të tjerë po depozitojnë kërkesën për çlirim në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Unë dua që ata të deklarojnë se çdo person me ngjyrë është pasardhës i tregtisë portugeze të skellevërve dhe është një i burgosur politik në SHBA. Ne duam tokën tonë këtu, të krijojmë qeverinë tonë dhe gjithçka tjetër”.

Disa opinionistë spekulojnë se Jay kërkon shtetin e Texas si tokë, por ai thotë se kërkon vetëm një tokë që nuk kontrollohet nga Shtëpia e Bardhë.

“Mediat kryesore në SHBA nuk i japin vëmendje NFAC. ABCNews tentoi të bënte një intervistë me mua por e konsideroi informacionin shumë të frikshëm.”

“Objektivi tjetër është një eksod drejt Afrikës, caktimi i fatit tonë dhe krijimi i një kombi. Ne e kemi origjinën nga Afrika, aty jemi në numër të madh dhe unë kam njohje me disa nga liderët.”

Ai thotë se vrasja nga policia e njeriut me ngjyrë George Floyd, nuk janë ato që ka në mendje pasi kërkon t’i bëjë gjërat globale.

“Ne nuk kemi identitet, ata na quajnë afro-amerikanë por më thoni ju, ku në Afrikë? Në Afrikë ka 55 vende.”

NFAC thotë se nuk kanë lindur nga lëvizja Black Lives Matter. Jay thotë se ka qenë pjesë e saj por ishte i zhgënjyer nga udhëheqja e saj.

“Black Lives Matter nuk përfaqëson ndjenjat e komunitetit me ngjyrë. Ne jemi të distancuar krejt prej tyre. Ata nuk besojnë te dhuna, ndërsa ne po”, thotë Jay.

FOTO GALERI
2/7
Për momentin shumë pak dihet për ta, përveç spekulimeve pa fund për mënyrën sesi u krijuan apo sa janë në numër.

Top Channel